Nga gazeta “Si“-Raportet e dy pacientëve që gjetën lehtësim nga gjendja post-Covid, tregojnë se antivirali i Pfizer, Paxlovid, duke përfshirë një studiuese që e testoi atë vetë, ofrojnë prova klinike se pilula duhet marrë edhe për gjendjen post-Covid.
Studiuesja tha se simptomat e saj të lodhjes kronike, të cilat i dukeshin sikur e “kishte godiur një kamion”, janë zhdukur pas marrjes së terapisë orale.
Gjendja post-Covid është një krizë shëndetësore, që vlerësohet të prekë deri në 30% të njerëzve të infektuar me koronavirus. Mund të zgjasë me muaj, duke lënë shumë të paaftë për të punuar. Më shumë se 200 simptoma janë shoqëruar me këtë gjendje, duke përfshirë dhimbjen, lodhjen, mungesën e përqendrimit dhe vështirësi në frymëmarrje.
Steven Deeks, një profesor i mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko (USSF) dhe një ekspert në kërkimin për kurimin e HIV-it, tha se kompanitë e barnave priren të mos bëjnë studime me 2-3 pacientë.
Por sipas tij raste të tilla kanë ndihmuar në nxitjen e kërkimeve për kurimin e HIV-it, e Deeks mendon se këto raste me antiviral Paxlovid mund të bëjnë të njëjtën gjë për gjendjen post-Covid.
“Kjo ofron prova vërtet të forta se ne duhet të studiojmë terapinë antivirale në këtë kontekst, sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Deeks.
Shkencëtarët paralajmërojnë se këto raste jo vetëm gjenerojnë prova se ilaçi ka shkaktuar lehtësim të simptomave të vazhdueshme, por ata i japin mbështetje një teorie tjetër se gjendja post-Covid shkaktohet nga virusi përhapja e virusit në të gjithë trupin.
Antivirali i Pfizer, Paxlovid, i cili kombinon një pilulë të re Pfizer me ritonavirin e vjetër antiviral, aktualisht është i autorizuar për përdorim në ditët e para të një infeksioni COVID-19, për të parandaluar sëmundje të rënda te pacientët me rrezik të lartë.
Zëdhënësi i Pfizer, Kit Longley tha se kompania nuk ka kryer ndonjë studim për gjendjen post-Covid dhe nuk mund të komentonte, por nuk ka përjashtuar faktin se në një të ardhme të afërt mund të kryhen studime në këtë drejtim.
Burimi: Reuters
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje