Traineri i Liverpool, Arne Slot mund të bëhet trainer i 5 në historinë e Premier League që fiton titullin si debutues duke u futur në një klub ekskluziv ku Pep Guardiola, Jurgen Klopp apo dhe Arsene Wenger nuk mund të përfshihen. Atë të trainerëve që fituan titullin në sezonin e parë në Premier League. Këtu nuk përfshihet Claudio Ranieri që drejtoi Leicester City-n në titullin e parë në Premier League, pasi italiani kishtë punuar më herët te Chelsea.

Jose Mourinho – 2004-05
Trashëgoi Chelsea-n që u rendit pas Arsenal “Invincibles” që në sezonin 2003-04 nuk pësoi asnjë humbje. Fitues i Champions League te Porto, Mourinho mori në Londër, patriotin Ricardo Carvalho që e vuri përkrah John Terry-t, portierit Petr Cech dhe Claude Makelele-s në mesfushë. Sezonin e nisi me fitoren 1-0 ndaj Manchester United dhe nga ai moment nuk e ktheu kokën pas. Fitoi titullin me 95 pikë, 15 gola të pësuar dhe 25 ndeshje me rrjetën e paprekur.

Carlo Ancelotti – 2009-10
Chelsea nuk pati të njëjtin sukses si Mourinho me pasardhës si Avram Grant, Luiz Felipe Scolari dhe Guus Hiddink. Për këtë arësye emëroi Ancelotti-n në vitin 2009. Loja mbrojtëse e Mourinho-s u shndërrua nga italiani në një sulm të papërmbajtshëm vendosi rekordin për golat në një sezon (103) dhe golevarazhin (+71). Italiani fitoi 2 trofe në sezonin e parë por u largua pas të dytit ku nuk fitoi asgjë.

Manuel Pellegrini – 2013-14
Roberto Mancini u largua nga Manchester City një vit pasi e shpalli kampion duke i lënë vendin Pellegrini-t që e zhvendosi skuadrën në hapësirën e lënë bosh nga largimi i Sir Alex Ferguson dhe Man Utd në vitin 2013. Luis Suarez udhëhoqi Liverpool në luftën për titull por rrëshqitja e Steven Gerrard ndaj Chelsea-t, i dha mundësi City-t të fitonte titullin me 2 pikë më shumë se “Reds-at” e Brendan Rodgers..

Antonio Conte – 2016-17
Abramovich e solli italianin në “Stamford Bridge” si pasues të Guus Hiddink që bëri një punë të mirë si i komanduar por la Chelsea-n jashtë Evropës. Kohë e mjaftueshme që Conte të perfeksiononte sistemin 3–4–2–1 dhe fitonte 13 ndeshje rradhazi në kampionat mes Tetor-Dhjetorit duke vënë kandidaturën e fortë për titullin në Krishtlindje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.