Bullgaria u përball të mërkurën me presion të ashpër nga Sllovenia për heqjen e pengesave kundrejt anëtarësimit të Maqedoninë së Veriut dhe Shqipërisë.
Vetoja e Sofjes ndaj hapjes së negociatave me Shkupin, e cila po mban peng edhe Shqipërinë, ishte tema kryesore e diskutimit mes në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, i cili bëri bashku udhëheqësit e Ballkanit dhe BE-së. Sllovenia, e cila është e etur për të arritur përparim në drejtim të zgjerimit të BE-së, por edhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë, i kërkuan Bullgarisë të ndryshonte qëndrim ndaj Maqedonisë së Veriut.
“Presioni i BE -së ndaj Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut do të jetë edhe më i ashpër në muajt e ardhshëm”, parashikoi presidenti bullgar Rumen Radev. “Unë i bëj thirrje të gjitha partive bullgare, nga të cilat varet formimi i një qeverie të rregullt, se presioni evropian mbi Bullgarinë do të rritet dhe ne kemi nevojë për një qeveri dhe parlament të rregullt që do të mbrojë qartë pozicionin tonë kombëtar para partnerëve tanë evropianë,” tha Radev pas takimit me liderët e rajonit.
Radev iu kundërpërgjigj presionit duke thënë se Bullgaria, e cila do të shkojë në zgjedhje për të tretën herë brenda këtij viti, kërkon që Maqedonia e Veriut duhet të mbrojë të drejtat minoritetit bullgar dhe të ndalojë gjuhën e urrejtjes.
Megjithatë, kryeministri slloven Janez Jansa e bëri edhe njëherë të qartë se hapja e negociatave me Shkupin dhe Tiranën do të jetë përparësi e vendit të tij, i cili mban presidencën e BE-së.
Ai njoftoi këmbënguljen e Sllovenisë, se BE do të mbajë një samit për Ballkanin Perëndimor në fillim të tetorit dhe dëshira e tij është që këto samite të bëhen një ngjarje e rregullt vjetor, për të përshpejtuar procesin e zgjerimit të BE-së.

Ministri i Jashtëm slloven Anže Logar tha se samite të tilla të rregullta do të rritnin presionin mbi vendet e rajonit për të arritur përparim në drejtim të anëtarësimit në BE. Megjithatë, ai pranoi se deri më tani Sllovenia nuk arritur të bënte shumë për të çuar përpara zgjerimin dhe për të kapërcyer bllokadën e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut.
“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi” tha Logar. Por mungesa e një qeverie në Bullgari e përkeqësoi situatën pasi na mungon bashkëbiseduesi në anën tjetër të tavolinës”.
Që nga prilli, Bullgaria ka mbajtur dy herë zgjedhje dhe ka qenë e pasuksesshme në zgjedhjen e një qeverie të rregullt. Zgjedhjet e treta po afrohen para fundit të vitit.
Plan ekonomik
Ashtu si Sllovenia, edhe udhëheqësit e tjerë europianë ranë dakord se integrimi i rajonit në BE do të jetë vendimtar. “Zgjerimi është një proces që ka fazat e veta. Është më shumë një proces administrativ sesa një proces politik. Megjithatë, ajo që ne duhet të diskutojmë është se si Ballkani Perëndimor do të bëhet pjesë e BE -së, si do të integrohet politikisht, ekonomikisht, në aspektin e shoqërive dhe sigurisë, ”tha Komisioneri Evropian për Zgjerimin Olivér Várhelyi.
Várhelyi tha se Komisioni kishte parashikuar një plan thelbësor ekonomik dhe investimesh për rajonin.

“Ne do të ofrojmë fonde afërsisht sa një e treta e PBB-së të të gjithë rajonit, gati 30 miliardë euro për të gjithë Ballkanin Perëndimor në katër deri në pesë vitet e ardhshme. Jemi të bindur se këto investime do të sjellin ndryshimin themelor në terren për njerëzit dhe ekonominë e rajon, ”tha ai.
“Kjo është ajo që ofron Europa. Askush tjetër nuk e ofron këtë. Zbatimi i këtij plani do të fillojë muaj e ardhshëm, “tha ai.
Kryeministri slloven Janez Janša vuri në dukje se kur u krijua BE, etërit themelues nuk kishin folur për lindjen dhe perëndimin, por për Evropën në tërësi. “Zgjerimi është një mjet për të arritur këtë qëllim,” tha ai.
Sipas Jansas, zgjerimi duhet të jetë në agjendën e BE gjatë gjithë kohës, ashtu siç ishte para se Sllovenia të bashkohej me bllokun. “Ne do të bëjmë çmos që të bëjmë të paktën disa hapa përpara”, u shpreh kryeministri.
Kryeministri polak Mateusz Morawiecki gjithashtu bëri thirrje për hapa përpara drejt zgjerimit sa më shpejt të jetë e mundur, duke ngritur alarmin për rritjen e ndikimit të Turqisë, Rusisë dhe Kinës në rajon.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, shtoi se zgjerimi do ta bënte kufirin e jashtëm të BE-së më të vogël, gjë që do të ishte një plus i madh në aspektin e sigurisë. Ai tha gjithashtu se zgjerimi do të ribashkonte vendet me diasporën e tyre në vendet e Europës Perëndimore, duke vënë në dukje se një në tre qytetarë të vendeve të Ballkanit Perëndimor jetonte në një vend të Europës Perëndimore.
Presidenti slloven Borut Pahor ishte kritik ndaj mungesës së përparimit në rastin e Maqedonisë së Veriut, e cila sipas fjalëve të tij kishte bërë gjithçka për të ecur përpara në rrugën e saj drejt BE -së, por nuk mori asgjë në këmbim.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, theksoi se për vendin e tij, nuk kishte asnjë alternativë përveç BE-së. “Ne nuk kemi asnjë familje tjetër, kjo është familja jonë,” tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




