Futboll

Slloveni Primoz Gliha, trajneri i përkohshëm i Kosovës

Kosova do të drejtohet në dy ndeshjet e këtij muaji, në miqësoren me Jordaninë dhe kualifikuesen ndaj Greqisë, nga slloveni Primoz Gliha. Madje, ai ka bërë të ditur edhe listën e lojtarëve të grumbulluar për këto dy ndeshje, ndërkohë që Federata e Futbollit të Kosovës nuk e ka prezantuar ende si trajner.

Kjo situatë vjen për faktin se palët kanë rënë dakord që Gliha të jetë trajner i përkohshëm i Kosovës, më pas do të merret një vendim përfundimtar.

Primoz Gliha, 54 vjeç. Gazeta Si, 5 nentor 2021

Gliha është 54 vjeç, e njeh nga afër kombëtaren e Kosovës, ndaj dhe emri i tij është përmendur prej kohësh si pasuesi i Bernard Shaland. Në karrierën e tij slloveni ka drejtuar në vendin e tij skuadra si Olimpija Ljubjana, Mura dhe Koper. Gliha gjithashtu ka drejtuar edhe kombëtaren U-21 të Sllovenisë.

Gjatë kualifikueseve të Botërorit, Kosova ka bërë një paraqitje shumë të dobët dhe kjo solli edhe largimin e Shaland.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë