Bota

Sllovaki, Parlamenti mbyll radion dhe TV publik. Opozita akuzon qeverinë: Manual autokratik

Gazeta Si - Protestat e muajve të fundit nuk mjaftuan për të ndaluar qeverinë, ku me mijëra njerëz dolën në rrugë, veçanërisht në Bratislavë. Ligji i diskutueshëm që parashikon kontroll më të madh të qeverisë mbi median ka kaluar.

Radio dhe Televizioni i Sllovakisë (RTVS) është gati të mbyllet përgjithmonë dhe në vend të tij do të vijë një institucion i ri publik më pak kritik dhe më në përputhje me politikën aktuale sllovake, që do të quhet, Televizioni dhe Radio Sllovake (STVR).

Drejtori i saj do të zgjidhet nga një bord prej nëntë anëtarësh. Katër kandidatë do të zgjidhen drejtpërdrejt nga Ministria e Kulturës. Kështu vendosi Parlamenti i vendit i drejtuar nga kryeministri Robert Fico, i cili i mbijetoi një atentati me armë zjarri pak jvë më parë gjatë një aktiviteti. Me shfuqizimin e RTVS-së, drejtori i përgjithshëm detyrohet të largohet nga posti.

Më 20 qershor, 78 nga 150 deputetë votuan në favor të heqjes së ligjit në shenjë proteste, opozita nuk mori pjesë në votim dhe akuzoi qeverinë se po udhëheq vendin pas një lloj "manuali autokratik".

Megjithatë, ministrja e Kulturës, Martina Simkovicova, e cila e krijoi atë, mbrojti reformën. Sipas saj, kjo do të garantojë respektimin e pluralizmit dhe demokracisë.

Tashmë që ligji do të hyjë në fuqi në korrik, mungon vetëm firma e presidentit, Peter Pellegrini, i zgjedhur së fundmi me mbështetjen e qeverisë. “Një ditë e zezë për lirinë e medias”, komentoi drejtori i transmetuesit të mbyllur së fundmi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë