Gazeta Si – Për herë të parë pas sulmit të 15 majit, kryeministri sllovak Robert Fico shfaqet në publik në një video të publikuar në Facebook.
Kryeministri tha se ishte gati të kthehej në punë në qershor. Më pas Fico foli për sulmin, duke shpjeguar se i ka shkaktuar dëme serioze shëndetit dhe “do të jetë një mrekulli e vogël nëse do të kthehem në punë pas disa javësh”. “Nuk ndjej urrejtje ndaj sulmuesit, e fal”, nënvizoi ai.
Videoja është publikuar me titullin “Fal dhe paralajmëroj” dhe zgjat afërsisht 14 minuta. Në video, kryeministri sllovak shihet i ulur në një karrige me një këmishë me ngjyrë të çelur. Fico ka rënë dukshëm në peshë në krahasim me para sulmit.
“Më 15 maj, një aktivist i opozitës sllovake u përpoq të më vriste për shkak të ideve të mia politike, – thotë ai. – Nuk ndjej urrejtje ndaj sulmuesit. Nuk kam arsye ta besoj këtë, ai i ngjan një sulmi nga një i çmendur i vetëm”.
Dhe bën të ditur se ka ndërmend të kthehet në punë nga fundi i qershorit deri në fillim të korrikut.
“Ka ardhur koha për të bërë hapin e parë: falje”, vijon ai, duke shtuar se nuk do të kërkojë dëmshpërblim dhe as nuk do të marrë masa ligjore ndaj autorit të sulmit.
“Në fund, është e qartë se ai ishte vetëm një lajmëtar i së keqes dhe urrejtjes politike që opozita e dështuar dhe e frustruar ka zhvilluar në Sllovaki në përmasa të paimagjinueshme”.
Së fundmi, në video ai akuzon mediat antiqeveritare, opozitën dhe OJQ-të se duan të banalizojnë tentativën për ta vrarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




