Ashtu si Shqipëria, edhe Kosova zbret në fushë ku luan fatin e saj për në Botërorin 2026.
Në ndryshim nga Varshava, në Bratislavë kishte 3 gola pjesën e parë ndërkohë që në nisje të pjesës së dytë është shënuar dhe goli i barazimit nga Kosova e më pas ka ardhur dhe goli i avantazhit. Florent Muslija ka shënuar nga një gjuajtje e lirë në minutën e 60-të dhe disa minuta më pas ka ardhur dhe goli i 4.
Sllovakia e filloi mirë duke zhbllokuar me Martin Valjent në 6’ por dardanët refuzuan shpërqëndrimin dhe për barazpeshën mendoi Veldin Hodza.
Ishte goli i parë i tij në 5 ndeshje për Kombëtaren dardane. Ndërkohë Sllovakia me Lukas Haraslin mund të kishte gjetur edhe golin e dytë, por konkluzioni i tij në zonë shkoi larg portës së Kosovës.
Arijanet Muric bëri paraqitjen e duhur kur ndali Lobotkan që konfirmoi se sllovakët nuk do të rrinë të vështrojnë.
Të dyja skuadrat shfaqën një futboll sulmues por në fund ishte Lukas Haraslin me këmbënguljen e tij që riktheu avantazhin për vendasit me një goditje dënimi në trekëndëshin e poshtëm të Muric. Kosova ka barazuar sapo ka nisur pjesa e dytë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje