Futboll

Skuka, Mazrekaj dhe Xhixha, të nominuarit për ‘Topin e Artë 2022’ nga FSHF

Gazeta Si – Federata Shqiptare e Futbollit organizon më 27 janar mbrëmjen gala “Më të Mirët 2022”, ku do të jepen disa çmime individuele për futbollin e meshkujve dhe femrave.

Janë bërë të ditur ndërkohë lojtarët e nominuar për çmimin e “Topit të Artë 2022”. Ata janë Xhuliano Skuka që tashmë ka kaluar te Metz në Francë, Mentor Mazrekaj i Laçit dhe Redon Xhixha që la Tiranën për Karabagun.

Baneri i pergatiur nga FSHF per mbremjen gala. Gazeta Si, 26 janar 2023

Për “Topin e Artë 2022” te femrat kandidate janë Sara Maliqi, Esmeralda Franja dhe Megi Doçi. Dy trofetë ‘Këpuca e Artë 2022’ do të shkojnë për golashënuesit më të mirë.

Për çmimin “Trajneri i Vitit 2022” kandidaturat janë ato të Mirel Josës, Shpëtim Duros dhe Orges Shehit. “Talenti i Vitit 2022” do të dalë mes Simon Simonit, Arinaldo Rrapajt dhe Rejan Alivodës. Për çmimin “Talentja e vitit 2022” garojnë Rosela Vasa, Gelda Kadiolli dhe Xhesika Ndoj.

Çmimi i nderit “Mirënjohje” do t’i shkojë ekipit të Vllaznisë së vajzave për suksesin e jashtëzakonshëm të kualifikimit për herë të parë në fazën e grupeve të Championsit. Do të zgjidhet edhe “Formacioni i Vitit 2022”, me lojtarët më të dalluar të vitit që shkoi për çdo pozicion.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë