Futboll

Skuadrat protagoniste në Euro 2025 për femra

Nga Gazeta Si – Gjithcka është gati për “2025 Women’s European Championship”, atje ku disa nga skuadrat më të forta në Botë do të luajnë për trofeun. Ky është edicioni i 14 – që zhvillohet ekzaktësisht 41 vite pas turneut të parë në vitin 1984. Kompeticioni fillon nesër dhe do të vazhdojë deri në 27 Korrik në Zvicër që bëhet vendi i 6 që mirëpret Kampionat Evropian si për meshkuj ashtu dhe femra. 14 nga 16 skuadrat e kualifikuara, kanë qënë edhe më herët në finalet e një evropiani. Polonia dhe Uells janë skuadrat e vetme debutuese.

Spanja që vjen si Kampione e Botës, kërkon të kompletojë kabinetin e trofeve me titullin Evropian pas atij të Nations League, një vit më parë. Por nuk do të jetë kaq e thjeshtë pasi Anglia (kampione në fuqi),  Gjermania (8 herë fituese) dhe Franca (skuadra më e mirë që nuk ka mbërritur ende në Finale përbëjnë një sfidë më vete. Pesë kombëtare e kanë fituar Evropianin e femrave dhe vetëm dy e kanë bërë më shumë se një herë. Fitueset e kompeticionit janë si vijojnë:
8 – Gjermania
2 – Norvegjia
1 – Suedia, Anglia, Holanda


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë