Shpesh pyesim – Cilat janë skuadrat më të suksesshme në futbollin anglez? Pas dominimit 4 vjeçar të Manchester City-t, një tjetër skuadër e fitoi Premier League. Pas shifrave 5-1 ndaj Tottenham në fundin e muajit Prill, Liverpool siguroi edhe matematikisht titullin kampion 2024-25. Eshtë titulli i 20 në nivelin më të lartë të futbollit anglez që i barazon me rivalët e përjetshëm, Manchester United si dy skuadrat më të suksesshme. Mirëpo nuk ishte vetëm Liverpool që fitoi një trofe këtë sezon, madje për të parën herë ishin 5 skuadra angleze që fituan diçka të rëndësishme në 2024-25.

Spurs fituan Europa League, Chelsea triumfoi në Conference League, ndërsa në ishull Crystal Palace fitoi FA Cup dhe Newcastle rrëmbeu League Cup. Në total, Liverpool (47) rezulton skuadra më e suksesshme për titujt e fituar si dhe ata (43) pas Luftës së Dytë Botërore. Përpara saj, skuadra më e suksesshme rezulton Aston Villa me 12 trofe, por që nuk arrin të jetë mes 5 skuadrave më të suksesshme të historisë. Në top5 bashkë me “The Reds” bëjnë pjesë dy skuadrat e Manchester si dhe londinezet Arsenal & Chelsea.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.