Futboll

Skuadrat më të shtrenja në botë, Mançester Siti komandon renditjen

Gazeta Si – Në një raport të fundit të ‘CIES’, institutit të statistikave, është bërë një analizë e skuadrave që kanë vlerën më të madhe në merkato. Dhe pas kësaj analize në vend të parë ka dalë Mançester Siti.

Edicioni i 395-të i ‘CIES Football Observatory Weekly Post’ ka dalë në përfundimin se Mançester Siti deri tani ka rreshtuar në fushë formacionet më të kushtueshme nga pikëpamja e kostos së transferimeve. Mesatarisht, formacionet titullare të ‘qytetarëve’ në kampionat përfshijnë lojtarë, për të cilët klubi ka investuar deri në 605 milionë euro.

Lojtaret e Mancester Sitit festojne nje gol. Gazeta Si, 1 nentor 2022

PSG me 510 milionë euro dhe Mançester Junajtid me 480 milionë euro kompletojnë podin.
Formacioni titullar më i shtrenjtë është ai që Mançester Siti kishte në fushë më 22 tetor për fitoren 3-1 kundër Brajtonit, me 726 milionë euro. Formacionin më ‘ekonomik’ skuadra e Guardiolës e ka pasur më 31 gusht, në fitoren 6-0 ndaj Notingam Forest, me 538 milionë euro.

Për PSG-në vlerat ekstreme shkojnë nga 610 milionë euro për fitoren 1-0 kundër Olimpikut të Marsejës, deri në 332 milionë euro për barazimin 0-0 kundër Reims.

Real Madrid me 370 milionë euro, Juventusi me 300 milionë euro dhe Bajern Mynih me 294 milionë euro regjistrojnë shifrat më të larta në 5-shen e kampionateve më të forta europiane. Kur të dalë raporti i detajuar do të mësohet pozicioni i çdo ekipi në këtë renditje specifike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë