Futboll

Skuadrat dhe trainerët më të suksesshëm në FA Cup

“E treta e vërteta”, ky togfjalësh në shqip u ilustrua më së miri ngA Crystal Palace kur londinezët fituan FA Cup me rezultatin 1-0 ndaj Manchester City-t në Finalen e “Wembley”-t, duke lënë pas humbjet ndaj Manchester United në vitet 1990 dhe 2016. Sukses që i shndërroi në klubin e 45 që fiton trofeun më të vjetër në Botë, në të njëjtën kohë – i pari në historinë e klubit. City kërkonte trofeun e 8 në kompeticion por dështoi të rekuperonte golin e Eberechi Eze. Në listën e mëposhtme mund të gjeni skuadrat më të suksesshme në FA Cup…
14 – Arsenal
13 – Manchester United
8 – Chelsea, Liverpool, Tottenham Hotspur
7 – Aston Villa, Manchester City
6 – Newcastle United, Blackburn Rovers
5 – Everton, West Bromwich Albion, Wanderers
4 – Wolves, Bolton Wanderers, Sheffield United
3 – Sheffield Wednesday, West Ham United
2 – Preston North End, Old Etonians, Portsmouth, Sunderland, Nottingham Forest, Bury

Në të njëjtën kohë, triumfi i Crystal Palace në FA Cup i mohoi Pep Guardiola-s, suksesin e 3në kompeticion. Nëse do t’ja dilte, Guardiola do të ishte vetëm traineri i dytë që fitonte trofetë madhorë anglezë, në 3 apo më shumë raste. Mirëpo Sir Alex Ferguson do të vazhdojë të jetë edhe për të paktën 1 vit, i vetëm në listën e trainerëve më të suksesshëm (5x FA Cup, 4x League Cup). Gjithashtu do të ishte pjesë e listës ku vetëm 7 trainerë e fituan të paktën 3 herë FA Cup prej vitit 1872. Por ishte Oliver Glasner që u bë austriaku i parë që fitoi këtë kompeticion. Më poshtë gjeni trainerët më të suksesshëm…
7 trofe: Arsène Wenger (1998, 2002, 2003, 2005, 2014, 2015, 2017)
6 trofe: George Ramsay (1887, 1895, 1897, 1905, 1913, 1920)
5 trofe: Alex Ferguson (1990, 1994, 1996, 1999, 2004)
4 trofe: John Nicholson (1899, 1902, 1915, 1925)
3 trofe: James Fielding (1884, 1885, 1886), Charles Foweraker (1923, 1926, 1929), Bill Nicholson (1961, 1962, 1967)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë