Ka ndodhur

Skrapar/ U plagos me armë zjarri, por deklaroi se ishte vetëdëmtuar

Gazeta Si – Një 43-vjeçar në Skrapar është arrestuar me akuzën e moskallëzimit të krimit, pasi mbrëmjen e së dielës u paraqit në spital i plagosur dhe deklaroi se ishte vetëdëmtuar me mjet të mprehtë.

Por pas hetimeve, doli se 43-vjeçari me iniciale V.B., ishte plagosur aksidentalisht me armë zjarri nga një person tjetër me iniciale A.A., 47 vjeç.

Ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia. 43-vjeçari kishte shkuar për të punuar në banesën e autorit të dyshuarit dhe aty ishte plagosur aksidentalisht me armë nga V.B.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë