Ka ndodhur

Skrapar/45-vjeçari plagoset rëndë me frezë, niset me urgjencë drejt spitalit

Fotografi ilustruese

Një 45-vjeçar nga fshati Potom në Skrapar është aksidentuar në këmbë teksa punonte tokën e tij me frezë.

Shtetasit me inicialet L. B i ka rënë freza në këmbë duke i shkaktuar prerje të shumta.

Pasi ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Skraparit, i plagosuri është transportuar në Spitalin Rajonal Berat, ku ndodhet në Repartin e Kirurgjisë. Gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë