Gazeta Si – Një 31-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar mbrëmjen e së enjtes nga oficerët e policisë, të cilët penguan një grabitje në vilën e futbollistëve të Juventusit, Angel Di Maria dhe Dushan Vllahoviç në Torino të Italisë.
“Skifteri” shqiptar është rreth 31 vjeç dhe ka një histori të gjatë me precedentë penalë në fushën e grabitjeve.
Por edhe anëtaarët e tjerë të grupit, të cilët u larguan pa u kapur pas përleshjes me policinë, dyshohet se janë shqiptarë.
Sipas mediave italiane, ai quhet David Zira, një nga tre pseudonimet e përdorura nga grabitësi i dyshuar: ky nuk është emri me të cilin ai njihet nga prokurorët e tjerë italianë. Ai kërkohej për dënime përfundimtare të dhëna nga Gjykatat e Padovës dhe Venecias.

Plani
Ka qenë një plan i studiuar tërësisht, i tentuar nga një bandë grabitësish të specializuar në sulmet ndaj shtëpive në një zonë të pasurish, të cilët, megjithatë, nuk kishin marrë parasysh shërbimet e parandalimit të sigurisë të koordinuara me policinë.
Komandoja përbëhej nga 4 persona, të cilët mbërritën në Corso Alberto Picco, pranë parkut të Villa della Regina, me një makinë tip “Alfa Romeo Stelvio Quadrifoglio”.
Mjeti ishte në emër të një kompanie që ishte marrë me qira, por rezultoi i vjedhur dhe me targa të falsifikuara.
Shoferi qëndroi në makinë, ndërsa tre “skifterët” me xhaketa sportive dhe kapele bejsbolli u ngjitën në një shkallë që të çonte në shtëpinë e dy yjeve bardhezi.

Në pritje të Di Marias…
Ata ndoshta u fshehën pas një gardhi dhe prisnin mbërritjen e makinës së Di Marias, i cili kaloi rreth orës 19:30 të mbrëmjes.
Pak çaste më vonë, një kamera sigurie i kapi ata duke kaluar rrugën për t’u ngjitur mbi gardhin e ulët, por agjentët privatë që ruajnë vilën e kampionit argjentinas 24 orë në ditë, vunë re lëvizjet e dyshimta në kopsht.
Alarmi në qendrën operative të komisariatit ka qenë i menjëhershëm dhe janë aktivizuar procedurat e sigurisë.
Di Maria u njoftua të kthehej në shtëpinë e tij dhe u dërgua në një dhomë të sigurt dhe në më pak se 4 minuta tre makina nga zyra e parandalimit të përgjithshëm, së bashku me agjentët e patrullës, mbërritën në Corso Picco.

Ndjekja dhe përleshja
Një patrullë ndoqi tre grabitësit që po iknin para portës. Njëri arriti të humbiste menjëherë gjurmët, ndërsa dy të tjerët rrëshqitën në kopshtin e një vile tjetër dhe zbritën nga skarpata për të arritur në makinën e përgatitur për arratisje, por gjetën rrugën e bllokuar nga një patrullë tjetër.
Ata u arratisën në këmbë dhe 31-vjeçari shqiptar u arrestua në Corso Quintino Sella pas një ndjekjeje të shkurtër dhe një përleshjeje të dhunshme.
Prokurori Bucarelli, e akuzoi atë për 8 vepra penale, nga tentativa për grabitje deri te plagosja, duke kaluar në rezistencë.
Bashkëpunëtori i tij u largua me vrap, ndërsa personi i katërt në timonin e Alfa Romeos, tentoi të përplaste një agjent, i cili u detyrua të qëllojë dy herë në ajër me pistoletë.
Makina e grabitësve u përplasur me mjetin e patrullës dhe më pas me një makinë të parkuar, por drejtuesi i saj ka arritur të shpëtojë.

Çfarë u gjet në mjetin e grabitësve
Brenda “Alfa Romeos” u gjetën çanta, radio me dy drejtime, një telefon celular dhe brava dyersh. Hetuesit, gjetën gjithashtu një armë dhe një çantë që mund t’iu ketë rënë një prej banditëve të arratisur. Dyshimi është se grabitësit mund të kenë bërë goditje të tjera në zonë ditët e fundit.
“Falë një intuite të komisionerit Ciarambino, nga e hëna ne organizuam shërbime të synuara midis Gran Madre dhe Borgo Po dhe kjo na lejoi të ndërhynim pothuajse në kohë reale, – shpjegon Carini. – Në fakt, gjatë fundjavës në atë zonë u bënë 4 vjedhje banesash dhe në pesë ditë ne angazhuam rreth 130 agjentë në territor, ndaluam 315 automjete, identifikuam 229 persona dhe bëmë 3 arrestime. Krimet në Torino nuk janë në rritje, por ankesat janë gjithmonë një tregues themelor”.
Dyshimet për bandën
Ka të ngjarë që edhe tre bashkëpunëtorët e tjerë, ende në arrati, të jenë nga Shqipëria, një komando agjentësh udhëtimi të specializuar në këto lloj grabitjejeje, të pajisur për të përballuar pothuajse çdo ngjarje të paparashikuar, por jo me sistemin e sofistikuar të vëzhgimit me video të kompleksit. të shtëpive ku jeton Di Maria dhe sulmuesi tjetër i Juventusit, Dushan Vllahoviç.
Dosja i është besuar prokurorit Enzo Bucarelli. Ata janë profesionistë të grabitjeve, e dinin se kë synonin, kishin zgjedhur një zonë të pasur të qytetit si vendgjueti, dyshojnë prokurorët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




