Gazeta Si – Ndeshja e dytë, fitorja e dytë për Skënderbeun, që udhëheq renditjen e Superiores me 6 pikë. ‘Ujqit e dëborës’ kanë kafshuar edhe Dinamo City, pas Egnatias në javën e parë. Sfida e luajtur sot në Korçë u vendos nga një autogol i miqve me autor mbrojtësin Behiratçe.
Dy skuadrat që iu ribashkuan elitës këtë sezon luajtën një pjesë të parë shumë të bukur. Denison tronditi traversën në fillim, korçarët më pas goditën shtyllën me shkodranin Nikaj. Dinamo City kishte epërsi të lehtë territoriale dhe krijoi më shumë raste, por pa mundur të shënojë.

Sapo nisi pjesë e dytë, Behiratçe, në përpjekje për të larguar një top të krosuar tokazi në zonë, e çoi në rrjetën e Rexhepit. Ishte ky goli që vendosi ndeshjen dhe që u kontestua nga blutë për një prekje të topit me dorë gjatë aksionit.
Zabërgja për Dinamo City kishte dy raste të pastra për ta barazuar rezultatin, por gaboi në të dy rastet. Trajneri Luixhi Di Biaxho nuk po arrin të marrë ende pikët e para në krye të Dinamos, duke i humbur të dyja ndeshjet e para. Ivan Gvozdenoviç në anën tjetër po shijon fitoret dhe kryesimin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




