Pothuajse 6 vite pasi e shpalli kampion në Kategorinë Superiore, Skënder Gega kthehet te Partizani. Djali i shtëpisë zgjidhet nga Presidenti Demi për të ndalur krizën e të kuqve në një sezon plot ulje-ngritje që rrezikon të mbyllet pa “Final4”. Gega firmosi për 5 ndeshjet e mbetura me opsion rinovimin për një sezon tjetër. Kjo lëvizje erdhi pas humbjes së Partizanit në derbin me Dinamo City-n dhe 180 minuta përpara atij me Tiranën. Partizani mori 9 pikë nga 30 të mundshmet në 10 ndeshjet e krizës.

Të cilat e lanë skuadrën në kuotën e 44 pikëve, vetëm 4 më shumë se AF Elbasani që tashmë ka pretendime reale për një vend në “Big4”. Skënder Gega është zgjedhje logjike e njeriut që njeh anatominë e klubit të cilin e ktheu tek titulli pas një mungese 26 vjeçare. Ishte titulli i dytë për Gegën te Partizani (i pari si trainer) pasi atij në vitin 1987 si lojtar. 17 herë kampionë të Shqipërisë, të kuqtë kryeqytetas, titullin e fundit e fituan përpara dy sezoneve. Skënder Gega ka punuar edhe te Kukësi dhe Skënderbeu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.