Futboll

Skena për të mëdhenjtë, dy maestro në stol dhe shumë kampionë në fushë në Siti-Real

Gazeta Si – My maestro në stol dhe shumë kampionë në fushë. Skena sot është për të mëdhenjtë e Ligës së Kampionëve, Mançester Sitin dhe Realin e Madridit, që luajnë gjysmëfinalen e parë. Një sfidë mjaft interesante, mes dy skuadrave të mëdha dhe dy trajnerëve që duket sikur kanë jetë paralele.

Karlo Ançeloti dhe Pep Guardiola njihen si dy liderë të vërtetë të trajningut, kanë fituar shumë në karrierë dhe vazhdojnë të kërkojnë të tjera suksese. Të përbashkët kanë edhe qetësinë që i karakterizon, veçanërisht italiani. Që të dy janë personazhe simpatike për publikun dhe sot në mbrëmje, me skuadrat e tyre, pritet të dhurojnë spektakël në fushë.

Nga nje ndeshje e meparshme mes Mançester Sitit dhe Realit. Gazeta Si, 26 prill 2022

Mançester Siti nuk ka të gatshëm vetëm portugezin Kanselo për shkak kartonësh, kurse te Reali janë në dyshim Alaba dhe Kasemiro, të cilët kanë pasur probleme fizike.

Trajneri Ançeloti ka thenë në konferencë shtypi se Reali nuk mund të kënaqet me gjysmëfinalen, por kërkon t’i shkojë deri në fund kompeticionit më të rëndësishmë për klube, siç e ka traditë. Nga ana tjetër, Guardiola ka folur me vlerësim për kundërshtarin, duke u shprehur se “Real do të thotë talent”.

Mançester Siti dhe Real Madrid janë dy pretendentë shumë të fortë për të fituar Championsin, por vetëm njëri prej tyre do të shkojë në finale. Gjysmëfinalja tjetër mes Liverpulit dhe Vilarrealit luhet nesër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë