Drejtësia

Skemë mashtrimi me bursa studimi në SHBA, duke mashtruar zyrtarë të MA-së, dënohet me 1 vit e 4 muaj burg Ermes Hoxhalli

Gazeta Si – Ermes Hoxhalli, i cili premtonte bursa studimi falas dhe udhëtime në SHBA, duke mashtruar zyrtarë të ministrisë së Arsimit nëpërmjet falsifikimit, është dënuar me 2 vite burg.

Gjykata e Tiranës e gjeti Hoxhallin fajtor për falsifikim dokumentash dhe falsifikim kompjuterik, teksa i riu përfitoi zbritjen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shktuar dhe përfundimisht do të vuajë 1 vit e 4 muaj burg.

21-vjeçari krijoi një identitet të rremë si “Klea Rama” dhe prezantohej si mbesa e kryeministrit Edi Rama, duke u prezentuar si një diplomate e lartë e ambasadës amerikane.

Ai pretendonte se ishte udhëheqës i një projekti për të rinjtë dhe 19 çertifikata pjesëmarrjeje për nxënës dhe të paktën një mësues të shkollës së Mesme “Ali Demi”, Vlorë.

“Nëpërmjet identitetit të krijuar si Klea Rama, pretendoi se ishte iniciator i projektit “Let’s talk together aboutUS’24” që mbulon Shqipërinë dhe ka për qëllim informimin e studenteve shqiptarë rreth studimeve në Shtetet e Bashkuara, për t’i aktivizuar ata në këto projekte dhe mbështetur disa me shuma financiare nëse kalojnë vlerësimet në kolegje Amerikane”, tha organi hetues.

Dokumentet e falsifikuara si certifikatat, vulat, firmat, logot, foto dhe videot e kqyrura dhe të sekustruara nga Prokuroria Tiranë gjatë hetimeve mbi këtë procedim penal, iu gjetën Hoxhallit në laptonin e tij dhe aparatët celularë.

Po aty u gjet edhe adresa e e-mailit “[email protected]”, me të cilën komunikonte me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit.

Viktima të mashtrimit, u bënë qindra studentë, mësues dhe zyrtarë arsimorë. Në këtë hetim kompleks që zgjati 6 muaj, pjesë ishte edhe njësia e Hetimeve Kriminale pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë