Policia greke në Janinë ka zbuluar dhe goditur tentativën e trafikimit të emigrantëve të paligjshëm për në Shqipëri përmes pikës kufitare të Kakavijës.
5 anëtarë të grupit u arrestuan ndërsa u parandalua trafiku i 17 emigrantëve nga Lindja e Mesme, me kamion nga Greqia në Shqipëri. Sipas policisë greke u sekuestruan më shumë se 12 mijë euro të paguara nga emigrantët për kalimin e paligjshëm.
Kamioni i drejtuar nga shtetas grekë, po shkonte në drejtim të Kakavijes dhe gjatë kontrollit u gjetën në të 8 emigrantë të paligjshëm. 9 emigrantë të tjerë u gjetën ende në shtëpitë e tyre, në pritje për t’u transportuar nga trafikantët.
Shqiptarja.com thotë se hetimi policor që pasoi, zbuloi ekzistencën e një qarku, anëtarët e të cilit, të paktën gjatë muajit të fundit, ishin aktivë në trafikimin e paligjshëm të të huajve përmes kufirit Greko-Shqiptar.
Policia greke ka zbërthyer dhe skemën si funksiononte grupi.
FIllimisht gjendeshin emigrantët, u sigurohej strehim duke i fshehur në shtëpitë e tyre, më tej shtetas grekë transportonin me kamionë në kufirin me Shqipërinë dhe aty dy bashkëpunëtorë shqiptarë, i prisnin duke i kaluar në këmbë në territorin shqiptar.
Çmimi që një emigrant paguante arrinte deir në -200- euro, gjysma e të cilave merrej nga “transportuesi”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




