Drejtësia

Skema e mashtrimit të mjekëve të Onkologjikut, ilaçe pa pullë fiskale dhe pajisja për të sëmurët rrezik nga rrezatimet

Gazeta Si - Përveç se i dërgonin pacientët në klinikat private, aparatura që duhej të shërbente për të mjekuar atë kategori me sëmundje tumorale, nuk ishte montuar siç duhej, madje duke u kthyer në një rrezik edhe për personelin mjekësor.

Skema e mashtrimit që kishin ndërtuar mjekët në spitalin Onkologjik në Tiranë, kalonte çdo kufi. Në kuadër të këtij hetimi, janë arritur të gjenden prova të rasteve të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci, të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur, duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave. E përfshirë ka qenë dhe zv. Drejtoresha e QSUT, e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore, të ndjekura nga prokurori Bledar Valikaj, rezultoi se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.

Që të përdoret Kobalto Therapia, duhet të krijohet një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjensia Atomike e Vienës ose Agjencia Ndërkombëtare që quhet IEAHEA.

Hetimet zbuluan se ky bunker jo vetëm nuk u krijua, por aparatura u vendos jashtë kushteve teknike.

Që nga viti 2021, kur ky aparat ka mbërritur në Shqipëri dhe deri më sot, ai jo vetëm që nuk është shfrytëzuar, por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vetë personelit mjekësor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emeton kjo pajisje.

Prokuroria njofton se gjatë këtij hetimi ka pasur përgjime telefonike, vëzhgime në terren, por edhe blerje të simuluara.

Sipas organit të akuzës, dyshihet janë që kjo aparatyrë është lënë qëllimisht të dalë jshtë funksionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë