Gazeta Si – Tetë persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Last bet”. Ata u vunë në pranga pasi ushtronin veprimtarinë e jashtligjshme të vendosjes së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare.
Të arrestuarit janë Oligert Rozani, Fatjon Spahiu, Ergys Shollo, Bledar Mici, Alban Balliu, Nexhmedin Tola, Ilion Mile dhe Olsi Hasa.
Për 3 persona të tjerë, nisi procedimi penal në gjendje të lirë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjektet e këtyre shtetasve, janë gjetur telefona që shërbenin për vendosjen e basteve sportive dhe linqe, që shërbenin për këto baste. Gjithashtu në shumicën e telefonave të këtyre shtetaseve, u gjetën skedina dhe kredite, me qëllim vendosjen e basteve sportive të klientë të ndryshëm.
Gjatë operacionit u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 10 aparate celulare që shërbenin për vendosjen e basteve sportive.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




