Lojëra me Dore

Skandali/ Tenistja Peng Shuai akuzon për dhunë seksuale ish-zv.kryeministrin e Kinës

Me një mesazh në “Weibo”, “Twitter”-i kinez, tenistja Peng Shuai, – ish-numri 14 në botë dhe numri 1 në lojën në çift, – ka akuzuar ish-zëvendëskryeminsitrin e e Kinës për agresion suksual. Ky është rasti i parë që përfshin krerët e Partisë Komuniste kineze.

Në postimin e bërë të martën në mbrëmje, Peng, 35 vjeç, rrëfen si pas dhunës lindi një lidhje e stuhishme me Zhang Gaoli, aktualisht 75 vjeç, nga 2012-a në 2017-ën element i Komitetit permanent të partisë. Pas pak minutash postitmi i tenistes kineze u hoq, ashtu si dhe llogaria e saj, por ndërkohë ishte marrë nga mijëra persona, duke ditur kontrollin e rreptë të censurës kineze mbi rrjetet sociale.

Tenistja Peng Shuai dhe ish-zv.kryeministri kinez Zhang Gaoli. Gazeta Si, 3 nentor 2021

Për disa orë në Kinë ishte e pamundur të bëjë kërkime me emrin e Peng, por edhe për tenisin në përgjithësi.
Peng ka bërë të ditur se nuk kishte prova për atë që ajo denonconte, ndërsa Këshilli i Shtetit nuk e ka komentuar lajmin. Edhe në të kaluarën ka pasur akuza për funksionarë të qeverisë për dhunë seksuale, por kjo është hera e parë që akuzat prekin një lider politik të nivelit të lartë si Zhang, që ka qenë zëvendëskryeministër në qeverinë e udhëhequr nga Xi Jinping.

“Edhe pse jam e vetme, si një vezë që godet një shkëmb, do të them të vërtetën për ty”, – ka shkruar Peng Shuai. Ajo ka treguar se agresioni ka ndodhur pasi Zhang, kur ishte me shërbim në Tianjin, e kishte ftuar të luante tenis me të dhe bashkëshorten e tij. Në atë kohë tenistja kineze ishte në fillim të një karrierë, që do ta çonte në fitimin e një titulli në lojën në çift, – bashkë me Hsieh Su-wei nga Taivani, – në Uimbëlldon 2013 dhe Roland Garros 2014. Në 2014-ën arriti deri në gjysmëfinale të Us Open.

Zhang Gaoli gjate nje vizite ne Tirane, me ish-presidentin Bujar Nishani. Gazeta Si, 3 nentor 2021

Peng Shuai ka qenë një nga tenistet e para që është stërvitur dhe ka udhëtuar e vetme. “Jemi të gjithë të shqetësuar për atë që mund t’i ndodhë, – ka deklaruar aktivisti kinez Lu Pin, që tani jeton në Nju Xhersi. – Në të njëjtën kohë, po ndjejmë se ka ndodhur diçka shumë e rëndësishme”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë