Gazeta Si – Gjykata e Posaçme ka liruar mjekun Edmond Gashi në lidhje me skandalin te Spitali Onkologjik.
Gashi ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, por GJKKO vendosi zbutjen e masës së sigurisë ndaj tij me garanci pasurore 20 milionë lekë.
Mësohet se mjekut i është bllokuar edhe pasaporta. Masë kjo e marrë për të mos i lejuar daljen e tij jashtë vendit, ndërkohë që procesi është ende në vijim e sipër.
Hetuesit dyshojnë se mjeku Edmond Gashi në bashkëpunim me kolegët e tij orientonin pacientët e diagnostikuar me kancer në një klinikë private, e cila rezulton në emër të babait të tij, Halil Gashi.
Për çdo pacient që orientohej për trajtim tek spitali privat, sipas Prokurorisë mjekët e Onkologjikut përfitonin shuma të konsiderueshme parash.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.