Ngjarje

Skandali te Onkologjiku, farmacisti: Nuk kam asnjë lidhje me mjekun Gashi, nuk njoh asnjë nga të akuzuarit

Nga Gazeta Si - Farmacisti Florian Marku u njoh sot me masën arrest shtëpie në Gjykatën e Tiranës pas skandalit të Onkologjikut. Në dosje thuhet se mjekët e Onkologjikut i shisnin ilaçet për trajtimin e të sëmurëve me tumor në farmaci të ndryshme në Tiranë.

Por, farmacisti Marku mohoi të këtë lidhje, duke thënë se nuk e njeh fare mjekun Edmond Gashi.

Në momentin që doli nga Gjykata e Tiranës, Florian Marku tha se nuk ka asnjë koment fillimisht por me këmbënguljen e gazetarëve, ai ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me mjekun Gashi, madje as nuk e njeh.

“S’kam asnjë lloj lidhje, nuk njoh asnjë nga personat”.

Ku i merrnit ilaçet? Sipas prokurorisë ju kishit rol është pyetur farmacisti, i cili ka thënë se “Burimet mund të jenë nga më të ndryshmet. Roli i farmacistit është humanist, që të ndihmojë çdo pacient në kryerjen e detyrës së vet. Gashin nuk e njoh si doktor”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë