Bota

Skandali seksual, Princi Andrew arrin një marrëveshje ekonomike me Virginia Giuffre

Gazeta Si – Princi Andrew në Britani të Madhe, ka arritur një marrëveshje në padinë civile mbi akuzat për abuzim seksual nga Virginia Giuffre dhe është zotuar të paguajë një shumë që është midis 10 dhe 12 milionë paund.

Familja mbretërore synon gjithashtu të bëjë një “dhurim të konsiderueshëm” për një organizatë bamirëse “në mbështetje të të drejtave të viktimave” të abuzimit, sipas gazetës amerikane “New York Times”.

“Është një marrëveshje në parim dhe brenda një muaji gjykata do të njoftohet për kërkesën për mbylljen e procesit ndaj tij”, thanë avokatët e Princit Andrew.

Skandali seksual i lidhur me Jeffery Epstein kushtoi shtrenjtë. Princi Andrew duhej të hiqte dorë nga gradat dhe nderet ushtarake, ai humbi të gjitha pozicionet përfaqësuese në emër të Familjes Mbretërore dhe e drejta e tij për t’u quajtur “Lartësia Mbretërore” iu hoq.

Gjykata britanike në thelb e ndaloi atë. Princi Andrew, djali i tretë i Madhërisë së Saj, në të kaluarën ishte vlerësuar si djali i preferuar i Mbretëreshës Elizabeth II, por ai u përfshi në një  skandal të abuzimit seksual para më shumë se dy dekadash.

Asokohe, ai ishte mes një rrjeti miqsh dhe njerëzish të pasur e të fuqishëm të rekrutuar nga amerikani Jeffrey Epstein, i cili vdiq në një burg në Nju Jork në vitin 2019.

Skandali shpërtheu kur në fillim të janarit 2022, drejtësia amerikane kishte vendosur të mos pushonte padinë civile të ngritur kundër tij nga Virginia Giuffre, një nga viktimat e Epstein, e cila e akuzoi se ka abuzuar tre herë me të në vitin 2001 kur ajo ishte ende e mitur.

Princi Andrew pretendoi se kishte e kishte mbyllur çështjen, duke bërë një marrëveshje financiare me viktimën: Epstein i kishte paguar Virginia Giuffre 500,000 dollarë në vitin 2009 për të “mbrojtur” mikun mbretëror.

Por gjyqtarët nuk ishin të të njëjtit mendim dhe në fakt vendosën të vijojnë gjykimin. Tani marrëveshja e re mund t’i japë fund kësaj historie të keqe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë