Ka ndodhur

Skandali seksual me 13-vjeçaren në Sarandë, polici dhe tutori mohojnë akuzat

Nën masa të rrepta sigurie dhe pa njoftuar paraprakisht familjarët ose mediat, Gjykata e Sarandës ka lënë në burg Petraq Rakon, 63 vjeç, oficer policie, banues në Mursi, Konispol dhe Stefan Koloin, 62-vjeç banues në Xarrë, Konispol.

Kryeinspektori i policisë dhe tutori i vajzës 13-vjeçare, i cili e përdorte të miturën për prostitucion, i kanë mohuar akuzat para drejtësisë për “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Punonjësi i policisë së postës në Rips, u kap në flagrance pak ditë më parë, pasi kishte shkuar në ambientin e përshtatur për prostitucion nga 62-vjeçari Stefan Koloi për të kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur.

Mësohet se po vijojnë hetimet intensivisht për këtë skandal, pasi ka dyshime edhe për të tjerë persona që mund të kenë abuzuar me 13-vjeçaren.

Ndërkohë që do të kryhen edhe disa ekspertime mjekësore e shkencore për të plotësuar elemente të hetimeve që kryhen për këtë çështje.

Edhe pse dy të dyshuarit janë kapur në flagrancë, siç u shpreh policia, por edhe organi i akuzës, përsëri të dyshuarit në seancë kanë mbajtur një qëndrim mohues.

Familja e vajzës kishte pak vite që kishte mbërritur nga Berati në fshatin Gjashtë të Sarandës. Njëri prej prindërve të së miturës është invalid, ndërsa gjendja ekonomike e familjes me disa fëmijë është e keqe.

Ndërsa 63-vjeçari Petraq Rako, ishte kryeinspektor, punonjës policie Trup Shërbimi në Pikën Kufitare të Rripsit dhe ishte arrestuar në vitin 2007 për “dhënie ndihme për kalim te paligjshëm të kufirit në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, por është shpallur i pafajshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë