Futboll

Skandali seksual, Malaga e shqiptarëve pezullon trajnerin

Skuadra spanjolle e Malagas ka marrë vendimin për pezullimin e Victor Sanchez si trajner i skuadrës deri në sqarimin e çështjes, pasi i është shpërndarë një video me përmbajtje seksuale në internet, ku 43-vjeçari shfaqej i veshur me një bluzë të Malagës dhe duke ofruar para.

Me anë të një postimi në Twitter, tekniku spanjoll këmbëngul se i është cënuar privatësia dhe është shantazhuar, e cila përbën shkelje sipas nenit 197 të kodit kriminal spanjoll. “Dua t’ju informoj se se jam viktimë e një krimi kundër privatësisë nëpërmjet  kërcënimit dhe shantazhimit. Çështja është në duart e policisë dhe po ndiqet me vëmendje. Dua të shtoj se publikimi i materialeve intime, qoftë dhe në rrjetet sociale përbën shkelje të të Drejtave të Njeriut, e parashikuar sipas Nenit 187 të kodit kriminal spanjoll.  Faleminderit për mirëkuptimin”.

Ekipi i Malaga-s ku aktivizohen dy futbollistët shqiptarë, Sadiku dhe Bare nuk po kalon një moment të mirë në kampionat. Përpos problemeve ekonomike, andaluzianët renditen në vendin e 16-të dhe po luftojnë për të qëndruar në Segunda Division.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë