Dy punonjës policie në kryeqytet, janë arrestuar me urdhër të SHÇBA-së, me akuzën e korrupsionit, prostitucionit dhe ndryshimit të provave në raste aksidenentesh.
Rasti më i fundit ka ndodhur në një lokal në Tiranë, ku një police ka ndihmuar vjehrrën e kolegut të saj që të ushtrojë aktivitetin e prostitucionit në lokalin e saj.
Në pranga ka rënë N/Komisari F.M., 29 vjeç, me detyrë Specialist në Seksionin e Hetimit të Aksidenteve Rrugore në Komisariatin e Policisë të Qarkullimit Rrugor Tiranë dhe inspektorja me iniciale O.K., 27 vjeçe, me detyrë Operatore e Kamerave në Sektorin e Sallës së Komandimit në D.V.P. Tiranë.
Nga hetimet e SHÇBA-së në Tiranë, del se oficeri i policisë F.M., duke shpërdoruar detyrën, ndryshonte përgjegjësitë e palëve në rast hetimi aksidentesh mes makinave.
Po ashtu, dyshohet se në lokalin e vjehrrës së tij, shtetases S.K., ushtrohej prostitucion, por oficerja e Sallës Operative, informonte 53-vjeçaren për aksionet që organizonte policia, duke arritur të pastronte “gjurmët” e aktivitetit të paligjshëm.
Gjatë kontrollit në banesën e 53-vjeçares në Memaliaj, policia gjeti dhe sekuestroi 2 armë gjahu gjysëmautomatike; sasi fishekësh, që mbaheshin pa leje.
Gjithashtu, shtetasve të mësipërm iu sekuestruan edhe 4 telefona celularë në interes të thellimit të hetimeve për veprat penale të sipërcituara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.