Gazeta Si – Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson jep dorëheqjen si deputet me efekt të menjëhershëm, pasi mori raportin për skandalin “Party-gate”.
Lajmin e raporton BBC, sipas të cilës Johnson akuzohet se ka gënjyer Parlamentin për partitë në Doëning Street gjatë periudhës së izolimit të pandemisë Covid 19.
“Unë nuk kam gënjyer dhe besoj se në zemrat e tyre komisioni e di këtë”, tha ish-kryeministri në një deklaratë.
“Ata e dinë shumë mirë se kur fola me Commons, unë po thosha atë që sinqerisht besoja se ishte e vërtetë dhe atë që isha udhëzuar të them, si çdo ministër tjetër”, tha ai, duke shtuar se ai e korrigjoi menjëherë deklaaratën, për të cilën anëtarët e komisionit “e dinë”. Më pas ai theksoi se komisioni është i vendosur “të më dëbojë nga Parlamenti”.
Johnson tha se vendimi i Komitetit të Privilegjeve kundër tij, përbën një “precedent të rrezikshëm dhe shqetësues”.
“Tani po detyrohem të largohem nga parlamenti nga një grusht njerëzish, pa asnjë provë për të mbështetur pretendimet e tyre dhe pa miratimin as të anëtarëve të Partisë Konservatore, e lëre më elektoratit të gjerë”, u ankua ai.
Ai ka akuzuar hetimin në lidhje me skandalin “Partygate”, si një përpjekje për ta përzënë nga politika.
Johnson tha se letra e bëri të qartë, se ata ishin të vendosur të përdornin procedurat kundër tij për ta larguar nga Parlamenti britanik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



