Nga Gazeta Si- Një pjesë e sasisë prej 104 ton misër blegtoral të importuar nga Serbia dhe të dyshuar me nivel të lartë aflatoksine është hedhur në treg, pas bllokimit të produktit nga AKU.
Në një konferencë për shtyp, Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula tha se ka indicie të forta që një pjesë e sasisë është hedhur në treg, pasi të dhënat nga Tatimet tregojnë tregtim prej rreth 119 ton gjatë periudhës nëntor 2025, deri në shkurt 2026.
Ai tha se produkti është hedhur në treg për pularitë.
Sula tha se AKU ka bllokuar produktit si dhe ka vendosur 5 gjoba.
Gjithashtu ka urdhëruar dhe asgjësimin e misrit.
Ndërkohë ka nisur dhe hetimi për 10 inspektorë të AKU-së, 7 prej tyre nga AKU Shkodër dhe 3 të tjerët nga AKU qendrore.
Sula tha se subjekti “Modi” sh.p.k., ka importuar rreth 104 ton misër rifuxho të kontaminuar me Aflatoksinë B1 mbi normat e lejuara.
Sipas tij, nga verifikimet rezultoi se sasia ishte e përzier dhe pa gjurmueshmëri, ndërsa në kontrollin fizik të 4 marsit 2026 u gjetën vetëm 9.5 tonë, duke ngritur dyshime për lëvizje të paligjshme të produktit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje