Drejtësia

Skandali me mbetjet spitalore/ Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim 13 persona

Nga Gazeta ‘Si’- Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 13 persona, mes tyre 10 zyrtarë dhe inspektorë të institucioneve mjedisore, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, në lidhje me leje mjedisore të dhëna në mënyrë të paligjshme.

Hetimi zbuloi një skemë bashkëpunimi mes zyrtarëve publikë dhe kompanive private që operonin në fushën e trajtimit të mbetjeve të rrezikshme.

Tre administratorë kompanish akuzohen për deklarime të rreme mbi pajisjet teknologjike për sterilizimin e mbetjeve, duke përfituar kontrata publike dhe leje mjedisore pa plotësuar kriteret ligjore.

Zyrtarët dyshohet se kanë kryer inspektime fiktive dhe kanë toleruar shkelje të rënda, ndërkohë që një prej kompanive ka përfituar mbi 30 tendera në periudhën 2017–2022.

Ata dyshohen se kanë kryer inspektime formale, kanë pranuar dokumentacion të manipuluar dhe nuk kanë verifikuar kushtet reale të instalimeve në terren.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë