Futboll

Skandali i Superkupës, arrestohet ish-presidenti i Federatës spanjolle, Luis Rubiales

Gazeta Si – Furtunë në Federatën Spanjolle të Futbollit. Prokuroria kërkon 2 vjet e gjysmë burg për ish-drejtuesin më të lartë të këtij institucioni.

‘Guardia Civil’ ka bërë me dije se ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, është arrestuar pas kthimit të tij në Spanjë, në kuadër të hetimit për përfshirjen e tij në skandalin e Superkupës spanjolle në Arabinë Saudite.

Po sipas ‘Guardia Civil’, Rubiales është marrë në pyetje nga policia në aeroportin e Madridit, pas ndalimit sapo ai zbriti nga avioni, që e solli në vendin e tij nga Republika Domenikane.

Rubiales dha dorëheqjen nga detyra e presidentit të Federatës spanjolle në shtator, pas skandalit të puthjes së futbollistes Jeni Hermoso pa miratimin e saj gjatë ceremonisë së medaljeve dhe trofeut të Kupës së Botës në futbollin e femrave.

Ish-drejtuesi i lartë i futbollit spanjoll, që ka mohuar të ketë bërë shkelje, po përballet me një proces për dhunë seksuale ndaj sportistes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë