Ngjarje

Skandalet me produktet me pesticide dhe salmonelë, shkarkohet drejtori i AKU në Tiranë

Nga Gazeta Si- Pas disa skandalesh me produkte të kontaminuara të cilat janë shitur në treg dhe konsumuar nga qytetarët, është shkarkuar nga detyra drejtori i Autoritetit Kombëtar Ushqimor në Tiranë Fatjon Pasholli.

Shkarkimi i Pashollit vjen pasi pak ditë pasi në treg u hodh fileto pule me salmonelë, por edhe luleshtrydhe me pesticide.

Këtë vit ka pasur disa skandale që kanë ngritur alarmin për sigurinë ushqimore që nga rasti me mandarinat shqiptare me pesticide të rrezikshme që u kthyen në Shqipëri por ndryshe nga sa u tha se u asgjësuan në fakt kishin dalë në treg. Për këtë rast Prokuroria arrestoi edhe punonjës të AKU-së.

Më pas ishte rasti i ngarkesës së madhe të mishit me salmonelë që erdhi nga Brazili, dhe u shit në tregun vendas një pjesë e madhe, ku dhe në këtë rast u hetuan punonjës të AKU.

Ndërsa përgjatë muajit shkurt, mars dhe ditët e para të prillit ngarkesat me luleshtrydhe me pesticide janë konsumuar në masë nga qytetarët.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë