Ne rrjet

Skandal për Gaetz, ministrin e Drejtësisë të zgjedhur nga Trump: Pagoi mijëra dollarë për eskorta e drogë

Dokumenti lidhet me një hetim tre-vjeçar për trafiki seksual, në të cilin Matt Gaetz dyshohet si i përfshirë, edhe pse ai nuk u akuzua më pas. Zëdhënësi i Trump: Zbulimet janë manipulim

Gazeta Si - FBI ka gjurmuar pagesat e bëra nga Matt Gaetz për vajzat me të cilat ai kishte bërë seks: mijëra dollarë, të transferuara nëpërmjet aplikacionit “Venmo”, të kryera midis 2017 dhe 2020 për përfitimin e grave që dëshmuan në gjykatë se kishin pasur marrdhëni seksuale me ministrin e zgjedhur të Drejtësisë nga Donald Trump.

Siç raporton “New York Times”, dokumenti lidhet me një hetim tre-vjeçar për trafik seksual, në të cilin ishte përfshirë kongresmeni i atëhershëm nga Florida, i emëruar tani nga Donald Trump në krye të departamentit të Drejtësisë amerikane.

Megjithatë, vëren gazeta amerikane, ai nuk u padit më pas. FBI gjeti konfirmimin e pagesës së mijëra dollarëve nga Gaetz për një grup miqsh, duke përfshirë gra që kishin organizuar një seri orgjish midis 2017 dhe 2020 dhe ishin angazhuar në seks me pagesë.

Zbulimi vjen pak orë pas vendimit të republikanëve në Komitetin e Etikës të Dhomës për të mos zbuluar përmbajtjen e hetimit ndaj Gaetz.

Dhe në të njëjtën ditë, të mërkurën 20 nëntor, Gaetz u shoqërua në Kapitol nga zëvendës-presidenti i sapozgjedhur amerikan, JD Vance për të takuar senatorët dhe për të fituar besimin e tyre si ministër.

"Kjo rrjedhje e qëllimshme e informacionit të klasifikuar është manipulim i një departamenti të politizuar që Gaetz dëshiron t'i japë fund".

Kështu tha drejtori i komunikimit të Donald Trump, Steven Cheung, duke komentuar zbulimet e reja për Matt Gaetz të bëra nga “New York Times”.

Agjencia federale e hetimit, gjurmoi të gjitha pagesat e bëra nga përfaqësuesi republikan për një sërë femrash, të cilat merrnin pjesë në orgji.

"Departamenti, - shtoi Cheung, - ka hetuar Gaetz për vite dhe nuk ka arritur të gjejë krime dhe tani po lejon që materialet me informacion të rreme të filtrohen për të njollosur prokurorin e përgjithshëm të ardhshëm". 

Në vitin 2020, Gaetz u akuzua për marrëdhënie seksuale me një të mitur. Departamenti i Drejtësisë më pas i hoqi akuzat, por dokumentet në lidhje me të kishin mbetur sekret vitet e fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë