Futboll

Skandal në Kamzë, rrihet barbarisht arbitri i ndeshjes

Ka degjeneruar në dhunë ndeshja Kamza-Laçi. Në fundin e ndeshjes, kur çdo gjë po shkonte drejt një fitore për vendasit kamzalinj, që e kishin gjetur rrugën e rrjetës në minutë e 57’ nga Sebino Plaku. Penalltia e dyshimtë ka ngjallur pakënaqësitë e tifozëve dhe drejtuesve të Kamzës.

Presidenti Naim Qarri dhe një sërë zyrtrarësh dhe tifozë hynë në fushën e lojës, duke qëlluar arbitrin Eldorian Hamiti. Stjuartët kanë hyrë në fushën e lojës dhe kanë shmangur dhunën e mëtejshme. Gjithashtu ka pasur dhe presion nga tifozët për të fikur kamerat e ‘Superpsortit” që po transmetonte ndeshjen drejtpërdrejtë.

Policia ishte e fundit që ka ndërhyrë për të shmangur sherrin e mëtejshëm mes tifozëve me arbitrin. Sakaq pas këtij momenti policia ka vënë në pranga 20 tifozë dhe drejtues të Kamzës. Mes të ndaluarve është edhe Naim Qarri, që hyri në fushë dhe qëlloi me grusht arbitrin Hamiti. Sa i përket ndeshjes, pas penalltisë që u kthye në gol nga Ndajndenov të dyja ekipet u ndan me rezultatin 1-1, por shumë gjasa ka për ta humbur këtë ndeshje në tavolinë, për shkak të dhunës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë