Futboll

Skandal në Angli, futbollistët e Arsenal dehen para ndeshjes

Pas fitores me Mançester Junajtid dy ditë më parë, skuadra e Arsenalit është përfshirë nga një skandal i rëndë. Gazeta angleze, “The Sun” ka publikuar një video, ku duken katër futbollistë të “topçinjve” duke konsumuar alkool dhe “shisha”. Bëhet fjalë për Aleksandër Lakazet, Mateo Gunduzi, Mesut Ozil dhe Aubamejang. Të katër futbollistët shfaqen të dehur dhe jashtë kushteve normale në videon e publikuar.

Lojtarët e kishin organizuar këtë festë në një klub në Londër gjatë muajit gusht vetëm disa orë para fillimit të ndeshjes, por vetëm tani “The Sun” mundi ta siguronte videon. Pas kësaj videoje që po bën xhiron e të gjithë medieve botërore, ka ardhur reagimi i klubit të Arsenalit. Një zëdhënës i klubit i tha BBC-së se lojtarët do të përgjigjen për përgjegjësitë e tyre për këtë ngjarje.

https://youtu.be/HdgxxNl0EkQ

Oksidi i azotit që gjendet në “shisha” ngadalëson trurin dhe përgjigjet e trupit, duke u dhënë përdoruesve një ndjenjë euforie dhe mund të shkaktojë halucinacione, por gjithashtu mund të çojë në dhimbje koke dhe marramendje.
Megjithatë, doza të mëdha mund të ndërpresin edhe furnizimit të trurit me oksigjen. Në Angli është legale të pish këtë lloj substance, por është e paligjshme ta shesësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë