Para

Skandal apo farsë në Kesh, priten rezultate e hetimeve

Sekretariatii Energjisë në Vjenë ka nisur hetimet për Koorporatën Elektroenergjetike Shqiptare. Objekti i hetimit është manipulimi me tenderat për shitjen dhedepozitimin e energjisë elektrike.

Në fillim ishte Top channel që  publikoi shkresëne datës 18 tetor përmes së cilës Sekretariati ka kërkuar bashkëpunimin e Autoritetit të Konkurrencës për të hetuar akuzat e rënda, të cilat i kanë mbërritur nga një kompani private.

Megjithëse korporata elektronergjitike  nuk e pranon se ka një hetim ndaj saj pohon zyrtarisht se ka një ankim nga një prej kompanive në tender por që sipas  saj kjo kompani është e afirmuar për prishje të imazhit të saj dhe të dëmeve financiare që i ka sjell.

Kompaniae ankuar pretendon se KESH ka zbuluar te dy firma të privilegjuara ofertat e kompanive të tjera, duke u dhënë mundësi të ulin çmimin me diferenca minimale”, thuhet në shkresën drejtuar Autoritetit të Konkurrencës.

Sipas shkresës, përveç zbulimit të ofertave në tender, te dy operatorë privatë, KESH dyshohet se ka kryer praktika të jashtëligjshme edhe me depozitimin e energjisë.

Aktualisht,KESH ka kontrata ekskluzive me dy kompani private për depozitimin e energjisë,të cilat dyshohen se janë përdorur për të transferuar të ardhura nga KESH te privatët, përmes një skeme që sqarohet me hollësi në shkresën e Sekretariatit.

Operatori privat merr më shumë energji nga sa është kontraktuar gjatë periudhës pik, ku çmimi është më i lartë, dhe e shet atë në treg, ndërkohë që merr më pak gjatë periudhës jo-pik, ku çmimi është më i ulët”, thuhet në shkresë.

Por Kesh thotë se këto janë shpifje pasi kompania e cila është ankuar  sipas  Kontrollit të Lartë të Shtetit pikërisht ankuesi ka siguruar përfitime të paligjshme nga marrëdhënia tregtare me KESH  duke i sjell humbje rreth 900 mijë euro. Korporata thotë se përmes Avokatit të Popullit do të përpiqet të rikuperojë këtë dëm që duhet paguar nga kompania që është pikërisht kompania  ankuese. Kesh sqaron se kjo marrëveshje u morr padrejtësisht me rrugë ligjore  nga ata gjykatës që sot për shkak të vettingutnuk janë pjesë e sistemit.Megjithatë tani  e  vërtetaështë në duart të institucioneve. Siç konfirmohet nga të gjitha palët e prekura,Enti Rregullator do të nxjerr një raport në këtë rast  ndërkohë që edhe autoriteti i konkurrencës ka kërkuar dokumentacion shtesë deri sa të dal në një përfundim


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë