Ka ndodhur

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohen 13 turistë shqiptarë te Kepi i Rodonit

Gazeta Si – Roja Bregdetare e Durrësit ka shpëtuar mbrëmjen e së hënës 13 persona që udhëtonin me një skaf, i cili pësoi avari në mes të detit pranë Kepit të Rodonit.

Policia bën me dije se pushuesit shqiptarë, të afërm me njëri-tjetrin po lundronin me skaf, por ky i fundit pësoi defekt. Shërbimet e policisë kufitare u sinjalizuan për rastin rreth orës 22:30.

Skafi “Almena” kërkoi ndihmë për problemin që kishte hasur dhe brenda pak minutash në drejtim të tij u nis anija e Rojës Bregdetare P-04 ”Semani”.

Mjeti lundrues arriti të shpëtohet rreth 100 yard pranë “Kepit të Rodonit” dhe më pas të rimorkohet nga anija e Rojës Bregdetare.

Skafi me flamur shqiptar me 13 persona (8 fëmijë dhe 5 të rritur) në bord u shoqërua për në Portin e Durrësit, ndërkohë që të gjithë persona janë në gjendje të mirë shëndetësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë