Nga Gazeta ‘Si’– Ka dështuar për herë të tetë seanca konstituive e Kuvendit të ri të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e muajit shkurt.
Albulena Haxhiu, kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, nuk ka arritur të marrë shumicën e nevojshme prej 61 votash në Parlament, për t’u zgjedhur në krye të këtij institucioni.
Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës u la në 1 maj të këtij viti. Mbetet për t’u parë nëse Kurti do të sigurojë votat e nevojshme në këtë datë, për zgjedhjen e Haxhiut në krye të Kuvendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.