Pas shtyrjes së konferencës së kryetarëve, në të cilën do të bëhet prezantimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024” nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, Sali Berisha tha nga salla e kryesisë së Kuvendit se nuk ka punime normale deri sa të plotësohen kërkesat kushtetuese të PD. Që për grupin më të madh të deputetëve të PD-së do të thotë miratimi i kërkesës për ngritjen e komisioneve hetimore
“Edi Rama të zbatojë Kushtetutën në parlament, të zbatojë rregulloren dhe të jeni të sigurt se edhe në këto kushte, të cilat ai i krijoi që ne të braktisim parlamentin, ne nuk po e braktisim. Ju e shihni.
Ky qëndrim është një respekt që tregojmë ne për institucionin themelor të demokracisë së një vendi, të cilin e ka shkatërruar Edi Rama me përjashtimin e pluralizmit.
Një gjë ju siguroj ju dhe shqiptarëve, që çdo opsion, përfshi grevën e urisë, është 100 përqind i mundshëm.
Ne nuk e dorëzojmë Kushtetutën. Ne nga parlamenti nuk largohemi, por në parlament do mbrojmë të drejtat kushtetuese të deputetit, që janë njëkohësisht të drejta kushtetuese të gjithë atyre që kanë votuar opozitën”, tha Berisha për mediat
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.