Lojëra me Dore

S’ka ndodhur kurrë më parë, Gjokoviç dhe Alkaraz mund të ndajnë fronin e numrit 1

Gazeta Si – Data 27 shkurt 2023, sido që të shkojë, do të jetë historike për tenisin. Ka dy mundësi: ose Novak Gjokoviç do të thyejë rekordin e Stefi Graf, duke u bërë me 378 javë lojtari (mashkull apo femër) që ka qëndruar më gjatë numri 1 në botë, ose Atp do të ketë dy lojtarë njëkohësisht numra 1, Gjokoviç dhe Alkaraz.

Është e mundur edhe hipoteza e dytë. E thonë numrat. Serbi këtë javë do të jetë ende numri 1 i klasifikimit Atp, duke barazuar rekordin e Stefi Graf me 377 javë në krye. Alkaraz ka fituar finalen e Buenos Airesit dhe ka rikuperuar 500 pikët e humbura nga viti i kaluar në Rio de Zhaneiro.

Karlos Alkaraz, fitues i turneut te Buenos Airesit. Gazeta Si, 20 shkurt 2023

Këtë javë (20-26 shkurt), Alkaraz ka mundësinë të fitojë pikë në renditje. 90 pikët që Gjokoviç mbron në Dubai do të hiqen të hënën e 27 shkurtit, kur fillon turneu arab, ku ‘Nole’ ka thënë se dëshiron të luajë edhe këtë vit. Nëse Alkaraz fiton edhe në Brazil, shkon në 6.980 pikë më 27 shkurt. Aktualisht Gjokoviç ka 7.070 pikë, por do të humbë 90 në Dubai dhe do të mbetet edhe ai me 6.980 pikë. Barazim.

Novak Gjokoviç i ka shanset ta lërë prapa spanjollin javën pasardhëse dhe të prezantohet më 6 mars si numri 1 i vetëm, duke thyer rekordin e Graf. Alkaraz është regjistruar edhe në turneun e Akapulkos, por duket e vështirë që 19-vjeçari, i cili vjen nga një dëmtim, të rrezikojë të luajë tri javë radhazi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë