Taksa

S’ka më vajtje-ardhje, taksat e mjeteve do të paguhen nga e-Albania

Nga Gazeta ‘SI’ – Taksat vjetore të mjeteve do të paguhen tashmë nga platforma e-Albania, online.

Shërbimi online ka bërë të mundur publikimin dhe pagesën online të Taksës Vjetore të Mjeteve të Përdorura (TVMP) dhe të mjeteve të luksit në zotërim të qytetarëve dhe bizneseve.

Pa nevojën e ndonjë dokumentacioni, nga platforma mund të përzgjidhet një nga mjetet në pronësi për të cilën do paguhen taksat dhe sipas komandave, vazhdon procedura, që ndërlidhet dhe me aplikacionin e bankës së individit, nga ku kryhet pagesa. Momentalisht, është e mundur vetëm nga BKT.

Kryeministri Edi Rama, tha se nga ky shërbim i ri, qytetarët do të kursejnë 57.9 mln lekë, 11.501 ditë pune dhe 4.7 mln km rrugë të përshkruara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë