Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përjashtuar nga gara për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dy kandidatët Juliana Latifi dhe Tartar Bazaj.
Tartar Bazaj aktualisht është nënkryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e ka përjashtuar emrin e tij nga kandidimi në të katër vakancat e shpallura nga Gjykata e Lartë.
Juliana Latifi, pedagoge me titullin profesor doktor është juriste, ndërsa ka mbajtur më parë ka drejtuar edhe Autoritetin e Konkurrencës.
Kandidatët e skualifikuar kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
Në njoftim, KED thotë se kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji, ndërkohë që vendimet e plota të arsyetuara nuk janë publikuar ende.
Pas këtij vendimi në garë mbeten katër emra për katër vakanca. Kandidatët janë Manjola Xhaxho, Ilir Toska, Holta Zaçaj dhe Elsa Miha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




