Ka ndodhur

S’ka fluks në Kakavijë, emigrantët kalojnë tranzit nga Maqedonia e Veriut

Ndryshe nga çdo vit kur fillimi i javës së parë të janarit, në pikën kufitare të Kakavijës situata është krejt ndryshe, duke munguar radhët e gjata.

Mësohet se në 24 orët e fundit kanë hyrë 293 persona, dhe kanë dalë 343.

“Më datë 04.01.2021, shërbimet e DVKM Gjirokastër, kanë përballuar një volum normal aktivitetesh në kontroll të udhëtarëve dhe mjeteve, gjatë hyrjes dhe daljes në R.Sh-së. Në funksion të këtij aktiviteti janë përpunuar një numër prej 636 shtetasish në hyrje–dalje, nga të cilët 293 në hyrje dhe, 343 dalje”, thuhet në deklaratën e Policisë Kufitare.

Ndërkohë, mbyllja e doganës së Kapshticës, duke mos lejuar kalimin drejt Greqisë, ka bërë që mijëra emigrantë shqiptarë që kaluan festat në vendin tonë të rikthehen në Greqi nëpërmjet kalimit tranzit në Maqedoninë e Veriut.

Që nga ditët e para të këtij viti, është vërejtur një fluks i pazakontë daljeje në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës, ku pjesa më e madhe e personave janë emigrantë që shfrytëzojnë Maqedoninë e Veriut për të kaluar në Greqi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë