Euro 2020

Sjellje raciste ndaj Mbape, UEFA hap hetim për tifozët e Hungarisë

Gjatë ndeshjes Hungari-Francë, të zhvilluar në “Pushkash Arena”, ka pasur disa episode të pakëndshme. Sulmuesi i “gjelave”, Kulian Mbape, është vënë në shënjestër të tifozëve hungarezë, nga të cilët ka pasur kore raciste dhe gjeste fyese, siç ishte imitimi i majmunit, që i referohej origjinës nga Kameruni të futbollistit të PSG-së.

Sulme raciste nga tifozët hungarezë ka pasur edhe ndaj sulmuesit tjetër francez, Karim Benzema, gjithashtu me origjinë afrikane (Algjeria). Për këto episode, sipas shtypit francez, UEFA ka hapur një hetim dhe pritet të marrë masa. Gjatë ndeshjes Mbape e ka shprehur hapur shqetësimin për atë që po ndodhte. Një sjellje të ngjashme tifozët hungarezë kanë pasur edhe ndaj Kristiano Ronaldos në ndeshjen me Portugalinë.

Tifozët hungarezë ndaj Francës. Gazeta Si, 20 qershor 2021

Stadiumi “Pushkash Arena” është mbushur në kapacitetin e tij maksimal në dy ndeshjet e deritanishme, pasi në Hungari nuk ka kufizime. Deri në këtë moment nuk ka pasur probleme serioze sa i takon sjelljes së tifozëve dhe ky është rasti i parë që UEFA hap një hetim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë