Ne rrjet

Sizmologu britanik: Në Peru tërmeti 8 ballë më pak viktima se në Shqipëri

Ekspertët e Qendrës Britanike për Studime Gjeologjike (BGS) thonë se tërmetet e fundit në Shqipëri, Bosnje dhe Kretë janë të gjithë pjesë e të njëjtit 'varg’ tërmetesh.

Tërmeti 6.4 ballësh që në orët e para të mëngjesit të së martës u ndje në të gjithë Europën Jug-Lindore, përfshirë në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën.

"Tërmetet vijnë në grupime ose sekuenca që mund të bëjnë të duket sikur po shtohen më shumë gjatë një periudhe të shkurtër kohe", thotë Brian Baptie, një sizmolog nga Qendrës Britanike për Studime Gjeologjike.

“Një tërmet i madh mund të shkaktojë një seri lëkundjesh më të vogla dhe madje edhe një tërmet pak më të madh në zonën ku kanë ndodhur tërmetet, thotë Baptie për tabloidin britanik “Daily Mail”.

Pas tërmetit me madhësi 6.4 ballë, Shqipëria u godit nga 500 lëkundje, 21 prej tyre kishin qënë të fortë dhe ishin ndjerë një periudhe prej 11 orësh, thanë ekspertët.

 Baptie thotë se tërmetet e vogla janë normale pas një tërmeti të madh. "Në Itali në vitin 2016 pati një seri tërmetesh më të vogla pas tërmetit 6.1 dhe 6.2 të ndjekur nga një tërmet më i madh 6.5 tre muaj më vonë." Ka pasur 11,700 tërmete të matur deri më tani në vitin 2019 por shumë pak prej tyre kanë patur një madhe mbi 5.0 ballësh.

Ai thotë se madhësia e një tërmeti nuk ka domosdoshmërisht një lidhje të drejtpërdrejtë me numrin e viktimave, pasi ai varet nga vendi ku është epiqendra e tërmetit. “Në rastin e tërmetit në Shqipëri, epiqendra e tij pranë Durrësit dhe 50 milje në jug të kryeqytetit Sarajevë dhe edhe pse madhësia ishte 6.4 më shumë njerëz vdiqën në Shqipëri sesa në tërmetin 8 ballësh në Peru në maj ku vdiqën dy persona”, thotë sizmologu britanik.

"Numri i magnitudës së tërmeteve nuk është rritur. Po shohim një efekt grumbullues ku tërmetet dytësore shkaktohen nga një tërmet fillestar, më i madh dhe tani duket se duket sikur ka pasur një rritje të tyre," tha Baptie.

Brian Baptie

Në zonë është vërejtur një rritje e numrit të tërmeteve në krahasim me vitin 1950, por Dr Baptie thotë se kjo ka ardhur për shkak të pajisjeve matëse më të sofistikuara.

Tërmetet ndodhin në të gjithë globin kryesisht si përgjigje të streseve të aplikuara në sipërfaqen e Tokës pasi pllakat e dendura tektonike të planetit rrëshkasi nëpër një asthenosferë më të dobët nën të. Ato nuk lëvizin të gjithë në të njëjtin drejtim dhe shpesh përleshen. Kjo krijon një sasi të madhe presioni midis dy pllakave. Përfundimisht, ky presion bën që njëra pllakë të futen mbi ose nën tjetrën.

Sizmologu Baptie thotë që të ketë një ndryshim të dukshëm në numrin e tërmeteve do të duhet të ketë një ndryshim të rëndësishëm tektonik në zonën ku kanë rënë lëkundjet  dhe se për momentin "nuk ka shenja se po ndodh ndonjë ndryshim".


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë