Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa edhe për “varrezat” e makinave, teksa tha se jemi i vetmi vend në Evropë që i kemi të ligjëruara pa ligj, por me “vullnetin e Maliqit”.
Rama tha se jemi në situatë primitive s ai përket ndarjes në burim të mbetjeve.
Sipas tij, sfidë mbetet edhe përafrimi i ligjit të ri me direktivat e BE-së.
“Tjetra është sfida e përafrimit me direktivat e BE dhe ky ligj i ri merr përsipër të bëjë këtë gjë, të përafrojë direktivat e BE 100% me legjislacionin shqiptar. Nëse në pastrim kemi bërë përparime të dukshme, nëse në mbajtjen pastër të vendit e plazheve sidomos gjatë sezonit kemi bërë përparime dhe në trajtimin e mbetjeve kemi bërë përparime domethënëse, jemi në një situatë tërësisht primitive në raport me ndarjen në burim të mbetjeve, me përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesve ku përfshihen letra, qelqi, automjeti.
Jemi besoj i vetmi vend në Evropë që varrezat e makinave i kemi të ligjëruara pa ligj, por me vullnetin e Maliqit në territor si fakte të kryera. Ky do të jetë një operacion që sapo ka nisur dhe do të vazhdojë për shkuljen e të gjithë këtyrë varrezave dhe jemi vend që s’ka akoma detyrim për prodhuesit, shpërndarësit e importuesit me këtë që thashë, për trajtimin dhe çfarë ndodh me gjithë këto materiale kur kryejnë misionin e tyre si ambalazh, pajisje elektrike apo si automjete.
Për këtë kemi një ligj që do të kalojë në kuvend brenda këtij viti.”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



