Situata me Covid-in është përkeqësuar shumë ditët e fundit te skuadrat e futbollit, ku numri i atyre që rezultojnë pozitivë po shtohet dita-ditës. Një situatë, që i ka nxitur drejtuesit dhe trajnerët e shumë skuadrave në Angli dhe Spanjë sidomos, që të kërkojnë shtyrjen e ndeshjeve.
“Jemi në një situatë ekstreme. Jemi pa 17-18 lojtarë. Umtiti ka dalë negativ së fundi, por ka një javë që nuk stërvitet. Duhet të pezullohen ndeshjet, sepse në këto kushte kompeticioni është fals, është një çmenduri të luash kështu”, – ka theksuar Ksavi Hrnandez, trajneri i Barcelonës, duke folur në konferencë shtypi në vigjilje të ndeshjes me Majorkën.

Barcelona ka aktualisht 10 lojtarë të infektuar nga Covid-i. “E ka kërkuar edhe Majorka shtyrjen, duhet të bëjmë një apel me bonsens. Nuk është një denoncim, ëhstë një realitet, por nëse Liga na detyron, do të luajmë”, – shtoi Ksavi më tej.
Përveç Spanjës, raste më të shumta të lojtarëve që rezultojnë pozitivë janë regjistruar edhe në Angli, i fundit trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop. Po ashtu, edhe dhe në Itali gjendja po rëndohet. Xhorxhio Kielini, kapiteni i Juventusit, është i fundit në listën e gjatë të të infektuarve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




