Kombetarja

Situatë anormale te kuqezinjtë, mungon Broja dhe Bare në stërvitje 2 ditë para ndeshjes!

Gazeta Si – U zhvillua sot seanca e dytë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” për ekipin tonë përfaqësues, që po përgatitet për ndeshjen e rëndësishme me Çekinë. Një lajm jo i mirë për kuqezinjtë në këtë seancë stërvitore ka qenë mungesa e Armando Brojës.

Burime pranë ekipit kombëtar bëjnë me dije për një dhimbje në gju, që e ka lënë pushim sulmuesin e Çelsit, i cili rikthehet pas thuajse një viti me kuqezinjtë. Stafi mjekësor i Kombëtares bën me dije që Broja është lënë pushim për arsye sigurie, jo për ndonjë problem shumë serioz. Megjithtë, në orët në vazhdim do të mësohet më tepër.

Keidi Bare gjithashtu është stërvitur në mënyrë të diferencuar, duke qenë se edhe ai ka pasur disa shqetësime fizike.

Klaus Gjasula ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” në orën 17:00 dhe i është bashkuar vetëm sot ekipit. Ai do të ketë mundësi të zhvillojë vetëm një seancë stërvitore, duke e bërë edhe ai thuajse të pamundur aktivizimin. Mesfushori ka pasur një problem shëndetësor, për të cilin po kurohet dhe nuk ka qenë në gjendje 100% fizike, parndaj ka mbërritur me vonesë.

Lajme jo të mira për Kombëtaren në prg të kësaj ndeshjeje, ku duket se jo gjithçka shkon sipas planit, pas dëmtimit dhe mungesës së konfirmuar tashmë të Ardian Ismailit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë